Pse Deshironi Qe Te Punoni Ne Kompanine Tone ?

Gati ne cdo interviste qe ju do shkoni te intervistoheni per nje Pozicion te Lire Pune pyetja : “Pse deshironi qe te punoni ne kompanine tone ? “, do ju behet dhe pergjigjia qe do i jepni kesaj pyetje mund te jete vendimtare per procesin e selektimit tuaj qe te filloni te punoni ne kompanine ku keni aplikuar per pune.
Secili ka pergjigje te ndryshme per kete pyetje, por le te themi nje shembull dhe keshille se si duhet te jete kjo pergjigje qe ju te arrini te impresiononi intervistuesin tuaj dhe ai te mund te ju selektoje per fazen tjeter mbas intervistimit.

Ne pergjithesi mund te kemi 2 lloje pergjigjesh per kete pyteje:
1. Pergjigjia qe Bazohet tek Kompania ( Pra personi qe pergjigjet ka lexuar disa informacione per kompanine) : ” Nga kerkimet qe kam bere per kompanine tuaj si dhe nga ato qe kam degjuar dhe pare nga persona qe i njoh dhe qe punojne ketu tek ju jam impresionuar nga Ambjenti Bashkepunues dhe Energjitik qe ekziston ne kompanine tuaj. Kam kuptuar qe ju fokusoheni ne punen ne skuader dhe vleresoni cdo ide qe jepet nga punonjesit tuaj ne cdo nivel te punes.
Une besoj se aftesite e mia nderpersonale, zgjidhja e problemeve dhe komunikimit jane plotesisht te pershtateshme dhe te dobishme per te punuar si pjese e nje grupi per te arritur qellimet ose objektivat e caktuara. Eksperiencat e mia te punes me kane bindur qe bashkepunimi konstruktiv ne nje vend pune mund te ndihmoje ne ngritjen e secilit anetar te skuadres ne nje nivel tjeter me te larte.
Inkurajimi juaj i vazhdueshem dhe aktiv i inovacioneve per te permiresuar eficenses e skuadres eshte shum fuqidhenese.
Nje nga pikat e mia me te forta eshte te menduarit krijues dhe mundesia per te zhvilluar ide te reja eshte shum tunduese dhe motivuese per tu bere pjese e kesaj kompanie.”

2. Pergjigjia qe Bazohet tek Individi qe Intervistohet: ” Une deshiroj te punoj ne kompanine tuaj sepse mendoj se aftesite e mia personale dhe nderpersonale pershtaten me kerkesat qe ka pozicioni i punes si dhe kulturen e kompanise. Une jam person qe me pelqen puna ne skuader dhe arrij te bashkepunoj shum mire me anetaret e tjere te skuadres ashtu si e shikoj qe ne kompanine tuaj kjo gje eshte shum e rendesishme. Jam person qe gjithmone krijon ide te reja dhe zgjidhje te reja per cdo problem te mundshem. Do me pelqente te investoja cdo aftesi timen ne kete kompani ne menyre qe te kemi sukses te dy si une duke u rritur ne karriere dhe ne anen profesionale ashtu edhe kompania duke u zgjeruar me shume dhe duke pasur sa me shum sukses ne fushen e saj.”