Energji solare

3.1 Energjia Diellore (Solare)

Energjia solare ose energjia diellore është burim i renovueshëm dhe i pakufishëm, nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e burimeve të energjisë në Tokë. Kjo energji paraqet sasinë e energjisë e cila bartet me rrezet e Diellit. Energjia e Diellit më së shpeshti përdoret për shëndërrim në energji të nxehtësisë në sistemet për ujë të ngrohtë dhe ngrohje dhe në centralet solare, ndërsa për shndërrim në energji elektrike përdoren sistemet fotovoltaike. Intesiteti mesatar i rrezatimit të Diellit në atmosferë ështe mesatarisht 1.37(kW/m2) e cila njihet si konstanta diellore (solare). Gjatë kushteve normale në sipërfaqen e Tokës mund të arrihet intesitet i rrezatimit prej 1.0(kW/m2), dhe vlera e vertetë varet nga lokacioni, stina e vitit, koha e ditës, kushtet atmosferike, etj.

3.2 Energjia e Eres (Eolike)

Energjia e erës është energjia e gjeneruar nga shfrytëzimi i fuqisë së erës. Kjo energji cilësohet si “formë e butë e energjisë” dhe përfshihet në burime “të pastra”, pasi zakonisht njihet si burim i ripërtëritshëm. Forma më e hershme e shfrytëzimit të energjisë së erës ishin velat e lundrimeve të parë të anijeve me vela dhe shumë më vonë mullinjtë e erës në tokë.

Energji e eres
gjeothermike

3.3 Energjia Gjeotermike

Energjia gjeotermike është energjia termike e prodhuar dhe e ruajtur në Tokë. Energjia termike është energjia që përcakton temperaturën e materies. Energjia gjeotermike në koren e Tokës e ka origjinën që nga formimi fillestar i planetit dhe nga prishja radioaktive e materialeve . Gradient gjeotermik, i cili është dallimi i temperaturës midis bërthamës së planetit dhe sipërfaqe së tij, përçon vazhdimish energji termike në formë të nxehtësisë nga bërthama në sipërfaqe. Termi gjeotermik e ka origjinën nga greqishtja γη (GE), që do të thotë tokë, dhe θερμος (termos), që do të thotë nxehtë

3.4 Energjia e Valëve të Detit

Energjia e valëve globalisht mund të plotësojë nevojat vjetore të botës për energji elektrike, nëse do të shfrytëzohej plotësisht, kanë vlerësuar shkencëtarët.

Në të vërtetë, dallgët rreth brigjeve të Shteteve të Bashkuara mund të sigurojnë 66% të energjisë elektrike të vendit, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë në SHBA.

Shumë vende – duke përfshirë Australinë, Kinën, Danimarkën, Italinë, Korenë, Portugalinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA – aktualisht po zhvillojnë energjinë e valëve.

wave
sources-biomass-energy-as-alternative-power-outline-collection-diagram-sources-biomass-energy-as-alternative-power-226800005

3.5 Energjia e Biomasës (Biokarburet)

Njerëzit kanë përdorur energjinë e biomasës—energjinë nga gjallesat—që kur “njerëzit e shpellave” më të hershëm kanë bërë zjarrin e drurit për gatim ose për t’u ngrohur. Sot, biomasa përdoret për të ushqyer gjeneratorët elektrikë dhe makineritë e tjera.