Jupiter Akademi

Jupiter Academy lindi nga pasioni për teknologjinë e informacionit, por jo vetëm,  që Jupiter Group ka zhvilluar gjatë këtyre 20 viteve. Ajo synon  të bëhet  njëra nga akademitë rajonale më prestigjoze për sa i përket  inovacionit, integritetit, si edhe pasionit. E pajisur me laboratore multifunksionale dhe inovative, fokusi ynë do të jetë formimi professional, edukimi jo formal, konsulenca si edhe punësimi, dhe target kryesor ka përgatitijen e të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë për sfidat e shekullit 21.

Ne besojmë se dija është çelësi i suksesit për të arritur qëllimet e tua, për të bërë përpara, për të qenë vetvetja, dhe në vijim të këtij besimi për ti sherbyer në një dimension tjetër komunitetit, ne kemi themeluar Jupiter Academy,e cila operon si një organizatë jo-fitimprurëse, i investon të gjitha të ardhurat monetare në pajisje teknologjike, software dhe pagesë për instruktorët të cilët janë expertët më të mirë në fushat specifike në IT.

Programet dhe sistemi ynë i mësimdhënies synon ti ngjasojë sistemit dual gjerman, teoria të kombinohet më së miri me praktikën, pra prekjen me dorë të gjërave në laboratorët tanë modernë, pranë kompanive të grupit por edhe atyre partnere.

Jupiter Academy është e  profilizuar  në  8  departamente  kryesore me mbi 50 programe studimi, ku sipas sondazheve tona por jo vetëm, janë ndër programet e studimit me më shumë interes për tregun e brendshëm dhe atij ndërkombëtar  të  punës.

Trajnimet mund t’i frekuentoni edhe Online, direkt nga shpëpia apo zyra juaj.

Kurset ndjekin edhe çertifikime nga  kompani  si Pearson Vue, Microsoft, Linux,  Cisco Systems, etj.

Jupiter Akademi për studentët të cilët frekuentojnë ciklet e plota të  kurseve dhe i kompletojnë ato me sukses, lëshon certifikatën apo diplomën  përkatëse, e cila njihet nga autoritetet zyrtare.

Një rëndësi të madhe i kushtojmë  mbështetjes se të gjithë kursantëve tanë për t’i punësuar brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet zyrës tonë të punësimit.

Mjediset tona gjenden në qendër te Tiranës, disponojmë klasa teorie, laboratorë praktike, ambjente pritjeje dhe administrative.

Jupiter Akademi synon te zhvillojë komunitetin në aspektin profesional dhe social, ku rëndësi të veçantë u japim edhe evenimenteve argëtuese të inkurajuara nga studentet tanë.

Jupiter Academy është e pajisur me laboratorët dhe me teknologjitë më inovatore krijuese si Printerat 3D, Skanerat 3D, Qarqe Elektronike, Arduino, Rasberry Pi, Micro:bit, Picoboard të cilat do t’ju vihen në dispozicion të rinjve të apasionuar për ti përdorur ato.

 

Mjediset tona gjenden në qëndër të Tiranes, disponojmë klasa teorie , laboratorë praktike ambjente pritjeje dhe administrative .

 

Gjithashtu  gjatë secilit vit akademik organizojmë:

 

– Jupiter Summer Academy : Akademia e parë verore ku të rinjtë do të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese nëpërmjet teknologjive inovatore, punimeve handmade me materiale të riciklueshme dhe do të argëtohen.

 

– Jupiter After School : Pas mësimit ose në kohën e tyre të lire të gjithë fëmijët dhe të rinjtë mund të përdorin laboratorin Albanian MakerSpace për të zhvilluar krijimtarinë e tyre inovative me teknologjitë më të fundit dhe me punime të ndryshme që zhvillojnë me punonjësit tanë socialë.

Pse duhet të na zgjidhni ne?

Diversitet programesh:

Akademia jonë dëshiron të ju ofrojë të gjitha alternativat e programeve me të kërkuara sot në tregun botëror. Përkushtimi jonë ndaj profesionalizmit të studentëve tanë kryeson priotitetet tona.

Cilësia

Vlera që na ka karakterizuar këto 20 vite. Ne besojmë që cilësia e vërtetë bën diferencën dhe frytet e saj shpërblehen gjithmonë.

Pasioni

Energjia e vërtetë e një kompanie është pasioni që e udhëheq atë. Ne përpiqemi gjithmonë dhe vazhdimisht  për ti dhënë jetë vizionit dhe misionit tonë.

Integriteti

Elementi lidhës që krijon dhe zhvillon marrëdhënie të vërteta dhe afatgjata  është ndershmëria dhe transparenca. Jupiter Academy beson plotësisht se nëse këto vlera nuk do  të ekzistojnë, suksesi do të ngelet gjithmonë vetëm një iluzion.

GALERIA

0
Instruktor
0
Kurse
0
Student
ic-newsletter-svg

Regjistrohu në newsletter dhe përfito 10% ulje në abonimin tuaj të pare!